Raporti 24-orësh i Policisë: 45 aksidente dhe mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 215 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 65 aksidente, 20 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 45 vetëm me dëme materiale. /GazetaSinjali/

Read Previous

“Thiago Motta është krejtësisht i hutuar” – Cassano flet për situatën e Juventusit

Read Next

Kur dhe ku do të mbahen bisedimet e reja të paqes në Ukrainë?