Raporti i datës 19 shkurt 2021 i spitalit “Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 54 pacientë, prej të cilëve 33 janë pozitivë, 11 negativ, dhe 10të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 30 pacientë, ndërsa  me CPAP maskë është një pacient. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor nuk ka asnjë të rezultuar pozitiv, shkruan Syri-vision.tv.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 54 janë të zënë, dhe 81 shtretër të tjerë  janë të lirë, /Syri-vision.tv.

Read Previous

Ju sfidojmë: 10 gjëegjëza të shkurtra që zor se mund t’i gjeni!

Read Next

​Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve