Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 81 pacientë, prej të cilëve 65 janë pozitivë, 8 negativ, dhe 8 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 44 pacientë, ndërsa me respirator është 1 pacient. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor janë 3 mjekë Covid pozitiv, 4 infermierë, dhe 1 tjetër nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.
Nga Shqipëria janë 14 pacientë që po trajtohen për Covid.
Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 81 janë të zënë, dhe 54 shtretër të tjerë janë të lirë, /Syri-vision.tv.