Raporti i datës 23 mars nga spitali “Isa Grezda”

  • Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 92 pacientë, prej të cilëve 79 janë pozitivë, 4 negativ, dhe 9 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 56 pacientë, ndërsa  me respirator është 1 pacient dhe 2 pacientë në CPAP maske.
    Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor janë 4 mjekë Covid pozitiv, 3 infermierë, dhe 2 tjetër nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv.

Nga Shqipëria janë 15 pacientë që po trajtohen për Covid.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 92 janë të zënë, dhe 43 shtretër të tjerë  janë të lirë, /Syri-vision.tv.

Read Previous

Hoti ia dorëzon sot Kurtit detyrën e kryeministrit

Read Next

Reshje bore edhe sot