- Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 94 pacientë, prej të cilëve 80 janë pozitivë, 9 negativ, dhe 5 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 46 pacientë, ndërsa me respirator është 1 pacient dhe 2 pacientë në CPAP maskë.
Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor janë 4 mjekë Covid pozitiv, 3 infermierë, dhe 2 tjetër nga stafi mbështetës, shkruan Syri-vision.tv. - Nga Shqipëria janë 17 pacientë që po trajtohen për Covid.
Raporti i datës 24 mars nga spitali “Isa Grezda”