Raporti i datës 27 shkurt nga spitali “Isa Grezda”

DCIM100MEDIADJI_0196.JPG

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 68 pacientë, prej të cilëve 50 janë pozitivë, 15 negativ, dhe 3 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 32 pacientë, ndërsa  me respirator janë 2 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor kanë rezultuar pozitivë; 1 mjek, 2 infermier dhe 2 nga stafi tjetër mjekësorë./Syri-vision.tv.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 68 janë të zënë, dhe 67 shtretër të tjerë janë të lirë./Syri-vision.tv.
Ndërsa nga Shqipëria po trajtohen 11 pacientë.

Read Previous

Pas njoftimit për shpërblim prej 500 000 dollarësh, një grua i kthen Lady Gagas qentë e saj

Read Next

​Rinumërohen 434 nga 552 vendvotime, sot pritet përmbyllja