Raporti i muajit janar i spitalit “Isa Grezda”

Përveç trajtimit të pacientëve me Covid- 19, në spitalin e përgjithshëm të Gjakovës gjatë muajit janar janë kryer me sukses edhe shumë shërbime tjera.

Si pasojë e pandemisë Covid- 19, gjatë vitit 2020 ishin pezulluar përkohësisht operacionet elektive, mirëpo këto në muajin janar kanë vazhduar të realizohen.

Sa i përket të infektuarve me Covid- 19, në spitalin Isa Grezda aktualisht të hospitalizuar janë 46 pacientë, prej të cilëve pozitivë janë 22, negativ 19 dhe 5 janë ende të pakonfirmuar, thekson drejtori i spitalit të përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë.

Read Previous

KQZ për 9 ditë pranon afër 6 mijë pako me fletvotime nga diaspora

Read Next

Mbledhja e KQZ-së sërish mbyllet me akuza në mes Dakës dhe anëtarëve të VV-së