Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 50 pacientë, prej të cilëve 29 janë pozitivë, 9 negativ, dhe 12 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 32 pacientë, ndërsa me CPAP maskë nuk është asnjë pacient. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor vetëm 1 infermier ka rezultuar pozitiv, shkruan Syri-vision.tv.
Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 50 janë të zënë, dhe 85 shtretër të tjerë janë të lirë, /Syri-vision.tv.