Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19.
Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë 85 pacientë të cilët kanë rezultuar 67 pozitiv, 10 të konfirmuar negativ dhe 8 të pakonfirmuar.
Me respirator janë dy pacient, me CPAP maskë 3 pacient, ndërsa me oksigjeno-terapi 55 pacientë.
Në shfrytëzim janë 85 shtretër ndërsa janë 90 shtretër të lirë.
Nga Shqipëria janë 7 pacientë pozitiv me Covid-19 të cilët po trajtohen në spitalin “Isa Grezda”