Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19.
Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë 71 pacientë të cilët kanë rezultuar 50 pozitiv, 15 të konfirmuar negativ dhe 6 të pakonfirmuar.
Me CPAP maskë është 1 pacient, ndërsa me oksigjeno-terapi 40 pacientë.
Në shfrytëzim janë 71 shtretër ndërsa janë 64 shtretër të lirë.
Nga Shqipëria janë 10 pacientë pozitiv me Covid-19 të cilët po trajtohen në spitalin “Isa Grezda”