Raporti i spitalit “Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19.

Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë 52 pacientë të cilët kanë rezultuar 36 pozitiv, 14 të konfirmuar negativ dhe 2 të pakonfirmuar.

Me CPAP maskë është 1 pacient, me respirator është 1 pacient ndërsa me oksigjeno-terapi 30 pacientë.

Në shfrytëzim janë 52 shtretër ndërsa janë 83 shtretër të lirë.

Nga Shqipëria janë 9 pacientë pozitiv me Covid-19 të cilët po trajtohen në spitalin “Isa Grezda”

Read Previous

Gjashtë të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

ShSKUK njofton se më 22 shtator do të rifilloj puna në ambulancat specialistike