Raportohet për mungesë të ndriçimit në afërsi të lumit Krena, dëmi ka ardhur nga vet qytetarët

Qytetarë të komunës së Gjakovës mbrëmë kanë dërguar disa fotografi në redaksinë e televizionit Syri. Nga fotografitë shihet se një pjesë e shëtitores së lumit Krena ka mbetur pa ndricim, konkretisht pjesa afër shkollës “Këlmend Rizvanolli”. Ditë më parë në asamblenë komunale është diskutuar për dëmtimet e qëllimshme të qytetarëve të cila I kishte paraqitur përmes fotografive drejori për Shërbime Publike në komunën e Gjakovës, Shkumbin Kastrati.

Ne kontaktuam me drejtorin përmes telefonit dhe kuptuam që edhe në këtë pjesë dëmtimi ka qenë i qëllimshëm. Ai tha se  brenda dy ditëve ekipet e terenit do të riparojnë dëmin e shkaktuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Read Previous

5 Maji, Dita Ndërkombëtare e mamive

Read Next

Abraham: Kosova ta dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në KE para 20 majit