Raportohet për një tërmet me magnitudë 7.0 në Haiti

Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Haitin perëndimor të shtunën, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Sipas mediave të huaja, tërmeti ndodhi 8 kilometra nga qyteti Petit Trou de Nippes, në një thellësi prej 10 kilometrave.

Qendra Sizmologjike Evropiane – Mesdhetare (EMSC) gjithashtu raportoi një tërmet në rajon, duke thënë se ishte me magnitudë 7.6.

Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit tha se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Read Previous

Veteranët protestojnë para qeverisë, kërkojnë reagim për lirimin e ish krerëve të UÇK-së

Read Next

Brenda një dite vaksinohen 19 mijë e 538 kundër COVID-19