Raportohet për therje me thikë mes familjarëve

Më datë 22.09.2021 rreth orës 23:00 , Stacioni policor në Gjakovë nga Emergjenca e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ka pranuar informatë se është paraqitur një person i cili ishte i lënduar (therje me thikë).

Patrulla policore ka shkuar menjëherë në Emergjencë dhe nga stafi mjekësor është informuar se viktima ka therje në pjesën e djathtë të brinjëve dhe se i njejti është jashtë rrezikut për jetë.

Pas intervistimit të viktimës, i njëjti deklaron se gjatë ditës kishte pasur konflikt verbal me të dyshuarin rreth kullotjes së bagëtisë në pronën e vëllaut.

Në mbrëmje kishte shkuar i dyshuari në shtëpinë e viktimës për t’u sqaruar dhe pasi që kishin filluar të ziheshin verbalisht, në debat e sipër i dyshuari kishte nxjerrë thikën dhe e kishte therur në pjesën e djathtë te brinjët.

Nga ana e patrullës është arrestuar i dyshuari. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar ku inicohet rasti i lartë cekur si dhe i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj për TV Syrin

Read Previous

Vitia takohet me kryetarët e komunave për të diskutuar rreth rishikimimt të masave kundër COVID-19

Read Next

Portugalia ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë