Gjatë 24 orëve sipas policisë janë raportuar 6 raste të dhunës në familje.
“Mitrovicë 12.02.2021-15:20. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe duke i kërkuar para e ka kanosur nënën e tij viktimë femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e Policisë.
Ndërsa në Prizren është raportuar se një person nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtjte.
“Prizren 12.02.2021-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti (nën ndikim të alkoolit) e ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Në komunat e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës, janë raportuar tri raste të dhunës fizike të ushtruara në bashkëshorte.
“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 12.02.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
“Ferizaj 08.02.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Prishtinë 11.02.2021 – 09:15. Viktima femre kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj mashkull kosovar me të cilin është në proces shkurorëzimi është kanosur nga i njëjti.”
“Pejë (DN: 417-234) 12.02.2021-10:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij me probleme psikike e ka sulmuar fizikisht si dhe i ka demoluar disa orendi shtëpiake. Me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar, dërguar në spitalin rajonal Pejë dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë..”, thuhet në raportin e Policisë.