Ditë më parë në Kodrën e Çabratit janë dëmtuar rrethojat e varrezave të martirëve e dëshmorëve, kjo si pasojë e një vetaksidenti i cili kishte ndodhur me datë 22 janar. Sipas zyrtarëve policor thuhet se ngasësi e kishte humbur kontrollin gjatë vozitjes dhe ka goditur rrethojat.
Ky i fundit pas intervistimit nga policia është liruar me procedurë të rregullt. Edhe sot pas 12 ditësh gjendja këtu vazhdon të jetë e njëjtë, dëmet nuk janë rregulluar e për këtë kanë reaguar familjarët e dëshmorëve dhe martirëve.
Përmes telefonit për televizionin Syri komandantit të stacionit policor Major Milazim Lumi ka thënë se Policia i ka përfunduar të gjitha procedurat dhe me ratin tani mbetet të merret inspektorati komunal. Lidhur me këtë ne kemi kontaktuar zyrtarët komunal për të parë se ku qëndron e gjithë situata, përmes telefonit ata thonë që janë në dijeni për rastin por janë duke pritur që të kryhen procedurat ligjore e më pas Komuna e Gjakovës do të vazhdoj me trajtimin e rastit sipas rregullave që u përcaktohen me ligj dhe obligimet për rregullimin e dëmit do ti ketë personi përgjegjës që e ka shkaktuar vetëaksidentin.