Pas deklaratës që bëri dje Mejreme Kelmendi për pasqyrimin e jetesës së familjes saj në kronikën e realizuar nga TV Syri reagoi udhëheqësja e sektorit për mirqëqenie sociale Blerta Qela, e cila tha se komuna e Gjakovës nuk ka dërguar asnjë shkresë për familjen Kelmendi.
Tutje Qela u shpreh se kuvendi komunal ka për detyrë të bëjë verifikimin e kushteve ekonomike të të gjitha familjeve që jetojnë në banesat sociale.