Sot (e mërkurë) do të luhen dy ndeshjet kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mes Real Madrid-Arsenal dhe Inter-Bayern Munich.
Mbrëmja e sotme do të jetë e zjarrtë pasi do të mësohen emrat e dy ekipeve tjera gjysmëfinaliste, pas Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.
Real Madridi do të tentojë të bëjë befasinë me rikthim të madh ndaj Arsenalit, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë më Emirates.
Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime të vogla nga ndeshja e parë, duke iu dhënë mundësi nga minuta e parë lojtarëve si Lucas Vazquez, Fran Garcia dhe Aurelien Tchouameni, ndërsa Mikel Arteta pritet të luajë me 11-shen e njëjtë sikurse në ndeshjen e parë.
Në ndeshjen tjetër, Interi do të provojë të mbajë rezultatin nga ndeshja e parë e fituar 2-1 në udhëtim te Bayern Munichu për të konfirmuar vendin në gjysmëfinale.
Trajneri Simone Inzaghi pritet ta bëjë vetëm një ndryshim nga ndeshja e parë, ku Federico Dimarco do të marrë vendin e Carlos Agustos, teksa Vincent Kompany do të ndryshojë Raphael Guerreiron me Thomas Mullerin.
Formacionet e mundshme Real Madrid-Arsenal
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Asencio, Rudiger, Fran Garcia; Valverde, Tchouameni, Bellingham; Rodrygo, Mbappe, Vinicius Jr;
Arsenal (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Rice, Partey, Odegaard; Saka, Merino, Martinelli;
Formacionet e mundshme Inter-Bayern Munich
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; L.Martinez, Thuram;
Bayern (4-2-3-1): Urbig; Laimer, Dier, Kim, Stanisic; Kimmich, Goretzka; Olise, Muller, Sane; Kane;
/Telegrafi/