Real Madridi është duke planifikuar të bëjë një ofertë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS” krerët e klubit e dëshirojnë me çdo kusht mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës.
Madje madrilenët janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë mbi 60 milionë euro për francezin.
Pogba nuk e ka vazhduar ende kontratën me “Djajtë e Kuq” e cila i skadon në vitin 2022.
28-vjeçari këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat./Koha.net/