Kombëtarja e Kosovës, ka shënuar ngritje për një pozitë dhe tani “Dardanët” ndodhen në vendin e 106-të.
Ndryshe në krye të listës është Brazili, para Belgjikës dhe Argjentinë. Franca është e katërta, e ndjekur nga Anglia, Spanja, Italia, Holanda, Portugalia dhe Danimarka.
Ndërkaq, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka regjistruar rënie për 2 pozita në renditjen e fundit të kombëtareve, sipas FIFA-s.
Maqedonia mban pozitën e 64-të, me 1.375 pikë dhe është pas Islandës, ndërsa para Sllovenisë dhe Shqipërisë. Kjo e fundit nuk ka shënuar asnjë lëvizje nga muaji mars./Alsat.mk/