Reparti i Gjinekologjisë gjatë pandemisë

Ndikimi i pandemisë Covid-19, si në të gjitha sferat, ka ndikuar edhe në shëndetësi.

Dr.Qamil Hamza, Shef i repartit të gjinekologjisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë tregon si ka shkuar ky vit këtu, që kur pandemia filloi edhe zyrtarisht në Kosovë.

E në rastet kur ndonjë grua shtatzënë dyshohej për infektim me Covid-19, Dr. Hamza tregoi veprimet e nevojshme që janë ndërmarrë.

Gjatë këtij viti, në këtë repart janë kryer një numër i konsiderueshëm i lindjeve, megjithëse kjo shifër është pak më e ulët se vitin paraprak.

Vlen të theksohet se ky repart është shumë i frekuentuar nga gra shtatzëna, dhe jo vetëm, të cilat vijnë nga vende të ndryshme, madje edhe nga Shqipëria, për të marrë shërbime që mjekët e këtij reparti i ofrojnë.

Read Previous

Një vit përballje me virusin Covid-19

Read Next

Në Gjakovë nesër s’do të ketë rrymë në këto lagje