Profesioni i mantelbardhëve është një nga profesionet që i duhet të punojë edhe gjatë mbrëmjeve festive. Njejtë duket edhe sonte në repartin e gjinekologjisë në Gjakovë. Janë dy mjekë kujdestarë të cilët sapo kanë asistuar në një lindje e cila fatmirësisht ka shkuar mirë, kështu shprehet doktoresha Merita Rruka.
Të lindësh fëmijën në festën e Pavarësisë së Kosovës, është një emocion i dyfishtë e sidomos kur bëhesh nënë për herë të parë. Një ndjenjë të tillë e ka përjetuar edhe Martina Mustafa.
Edhe infermieret njejtë sikurse mjekët u panë të përkushtuar gjatë punës së tyre duke u përpjekur të ju ofrojnë kujdes infermieror sa më të mirë, me qëllim që lehonat dhe foshnjet të gëzojnë shëndet të plotë.