- Mot me diell e temperaturë e lartë deri në 32 gradë celsius ka mbajtur gjatë ditës së sotme .
- Ndërkaq që nga nesër parashihen reshje shiu të vazhdueshme.
- Të hënën dhe të martën parashihet tempëraturë nga 16 deri në 28 gradë celsius.
- Reshjet e shiut do të jenë të pranishme dhe gjatë të mërkures, të enjtës dhe të premtës, ndonëse temperatura do jetë deri në 26 gradë celsius.
- Kurse të shtunën parashihet rikthimi i rrezeve të diellit e temperatura do të variojë nga 14 deri në 28 gradë celsius.