Rexhepi: Do ta votojmë Qeverinë Kurti 2 dhe Vjosa Osmanin për presidente

Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka) tha sot pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se do ta përkrahin Qeverinë Kurti 2 si dhe do të votojnë për Vjosa Osmanin, presidente.

Rexhepi tha se nuk kanë kërkesa specifike, ndërsa do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e komunitetit boshnjak.

“Vazhdojmë me përkrahë Qeverinë Kurti 2 dhe për presidente Vjosa Osmani”, tha ajo.

Rexhepi më tej tha se nuk kanë kërkesa specifike dhe se e kanë marrëveshjen e para një viti.

“Jo nuk kemi kërkesa, kemi bërë marrëveshje para një viti dhe vazhdojmë sipas interesave të komunitetit boshnjak…”, tha ajo

Read Previous

5 të vërteta të forta në lidhje me humbjen e peshës

Read Next

Pas zgjedhjeve në parti, Haziri: LDK është shkollë politike