Rihapet aplikimi për masën 1.3, mbështetja e punësimit të grave

Ministria e Financave ka njoftuar se është rihapur aplikimi për masën 1.3 të Qeverisë së Kosovës, që ka të bëjë me mbështetjen e punësimit të grave.

Sipas një postimi publik, kjo mundësi është dhënë pas suksesit të masës 1.3 vitin e kaluar, ku sipas kësaj ministrie, u punësuan afër 5 mijë gra e vajza.

“Çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë.

Afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill 2023.

Kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, thuhet në njoftim. /EO/

Read Previous

Peruja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mbi 300 turistë bllokohen në Machu Picchu

Read Next

Reshjet e fundit rrezikojnë shembjen e shtëpisë së familjes Nrecaj