Rikthehet filmi i famshëm Willy Wonka

Pas filmit të suksesshëm “Charlie dhe Fabrika e çokollatave”, Warner Bros ka vendosur të nxjerrë në 17 mars 2023 filmin “Wonka”, i cili do të fokusohet në kohën kur arkitekti i ëmbëlsirave, Willy Wonka ishte më i ri, para se të kishte perandorinë e tij të ëmbëlsirave.

Filmi ka qenë në zhvillim e sipër për rreth katër vite.

Skenari është gati, por filmi nuk do nis xhirimet derisa Anglia të mos jetë në “bllokim”.

Po flitet që aktorët që do e zëvendësojnë Johnny Dep si Willy Wonka-n në filmin e ri janë:

Timothee Chalamet

Tom Holland


Paramount në vitin 1971 publikoi filmin origjinal “Willy Wonka & the Chocolate Factory”, me protagonist Gene Wilder në rolin kryesor, bazuar tek novelisti Roald Dahl.

Në 2005-ën, Warner Bros e shfaqi versionin e filmit me protagonist Johny Depp, film i cili grumbulloi rreth 475 milionë dollarë./RevistaAnabel.

Read Previous

Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve i jep ultimatum Qeverisë nëse nuk plotësohen kërkesat

Read Next

Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale