Rishkarkimi i kryeshefit ekzekutiv të KRM “Çabrati”

Bordi i K.R.M. “Çabratit” ndërmarrjes për mbledhjen e mbeturinave në Gjakovë, ka vendosur që të shkarkojë Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë  Berat Hadri, pa kaluar dy javë që kur Gjykata e Apelit vendosi që ai të kthehet në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë.

Për këtë vendim Hadri ka reaguar në profilin e tij në facebook.

Ndërsa Ardiana Qela Baraku, kryesuese e bordit të drejtorëve, thekson se prezenca e Hadrit në këtë kompani është e dëmshme.

Hadri tutje thekson: “Një veprim i tillë natyrisht që është denoncuar përmes kallëzimit penal në prokurori nga ana ime, më shumë se për gjithcka tjetër denoncimin e kam bërë për arsye jo personale por për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të institucionit”.

Read Previous

OBSH ngre alarmin: Vala e re që po kalon Brazili është një tragjedi

Read Next

Senati amerikan ndalon ekspozimin e armëve gjatë protestave – përmendet edhe Kosova