Një mal me para për marrëveshjen e shekullit. Shuma e cila mund të sjellë Max Verstappen tek Aston Martin është vërtet astronomike. Holandezi, i cili duket se ka vendosur të largohet nga Red Bull në fund të këtij sezoni, do ta gjente veten duke nënshkruar kontratën më të pasur në historinë e Formula 1.
Bëhet fjalë për 264 milionë euro për tre vitet e ardhshme (2026-2028). Mund të duket si fantazi, por është realitet për faktin e thjeshtë se ky megatransferim do të financohej nga fondi sovran i Arabisë Saudite. Ata kanë vendosur të marrin pronësinë e Aston Martin, aktualisht në duart e Lawrence Stroll, i cili ka shprehur synimet për ta shitur atë.
Paratë për arabët nuk janë një problem. Interesi saudit në botën e garave të Formula 1 ka shpërthyer vitet e fundit, pas marrëveshjes me Liberty Media për të organizuar garën në Jeddah. Fondi sovran zotëron tashmë 20% të aksioneve të Aston Martin. Paga e Verstappen pothuajse do të dyfishohej, nga 50 në 88 milionë euro në vit.
Tek Aston Martin mbërriti më herët gjeniu i aerodinamikës Adrian Neëey nga Red Bull. Për të mos përmendur marrëveshjen me Honda për furnizimin e njësive zyrtare të gjeneratës së ardhshme. Max do të ribashkohej me drejtorin teknik me të cilin punoi te Red Bull dhe markën japoneze që ka kontribuar në të gjitha triumfet e tij. /Telesport.al/