Rizvanolli: Telekomi i Kosovës tashmë ka marrë rrugën e duhur e nuk do të ketë kthim prapa

Telekomi i Kosovës është duke ecur në drejtimin e duhur dhe nuk do të ketë kthim prapa, ka deklaruar Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rizvanolli ka thenë se, Telekomi po përballet me sukses me goditjet nga kontratat e dëmshme që u lidhën gjatë qeverisjeve të kaluara, kontrata që qëllim kishin degradimin dhe privatizimin e ndërmarrjes për përfitime të paligjshme të kompanive private.

“Telekomi do të përballojë me sukses edhe këtë goditje, TË FUNDIT, nga kontratat e dëmshme kriminale që u lidhën në kohë të qeverisjeve të kaluara që të vetmin qëllim kishin degradimin e privatizimin e Telekomit, ndërkohë që u krijonin mundësi të pabesueshme për pasurim të paligjshëm kompanive private në kurriz të Telekomit, e blenin vota përmes punësimeve partiake në masë, pa konkurse”, ka shkruar Rizvanolli.

Tutje Rizvanolli ka njoftuar se investimet në rrjetin e Telekomit janë në progres, ku aktualisht po vazhdohet në Istog dhe në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, për të përfunduar me Klinën.

Ky modernizim synon përmirësimin e shërbimeve të telefonisë mobile VALA me teknologji 5G dhe 4G+.

“Ndërkohë, investimet po vazhdojnë Istog e në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, për të vazhduar me Klinën, me të cilën komunë përmbyllet kjo fazë e modernizimit të telefonisë mobile të Telekomit, VALA me teknologji 5g dhe 4g+”, ka shkruar ministrja.

Ndryshe sot Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së ka apeluar te Prokuroria që të nisë hetimet, të marrë masa për shkëputje të plota kontratash, sipas Sindikatës, të dyshimta kriminale,në mënyrë që të rikthehet “integriteti dhe transparenca e Telekomit dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për punëtorët dhe për kompaninë”. /RTK/

Read Previous

Si të ndiqni natën e zgjedhjeve në SHBA nga Europa

Read Next

Bill Clinton: Kamala Harris do të fitojë, ekonomia do të rritet falë Biden