Rohde: S’kemi nevojë për zgjedhje të tjera, palët të dakordohen për presidentin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde thotë se është thelbësore që pas 14 shkurtit Kosova ta ketë një qeveri stabile që të punojë me përkushtim në zhvillimin e Kosovës në mënyrë që të ketë më shumë lajme të mira nga Kosova.

Në një intervistë  për KosovaPress, ambasadori Rohde flet për procesin zgjedhor që po zhvillohet në Kosovë, domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të drejta, dëshirën e tij që të mos ketë kriza politike pas epilogut zgjedhor etj.

“Së shpejti ne do të kemi zgjedhjet e treta të mbajtura dhe disa qeveri të formuara brenda tre vjetësh. Shumë e nevojshme është një qeveri stabile e cila, idealisht do të çonte në fund mandatin e saj të plotë legjislativ. Gjëja e fundit që iu nevojitet njerëzve në Kosovë do të ishin edhe një palë zgjedhje më vonë këtë vit, nëse palët nuk merren vesh për çështjen e presidentit të vendit”, tha ai.

Sipas diplomatit gjerman në Prishtinë është koha e fundit që qeveria e re të fillojë seriozisht që “fjalët t’i zëvendësojë me vepra” duke e luftuar korrupsionin dhe krimin në mënyrë thelbësore, për ta përmirësuar imazhin e Kosovës në këtë drejtim.

Në raport me dialogun me Serbinë, qeverisë së re i duhet një mbështetje e fuqishme parlamentare ku nevojitet të investojë kapitalin politik dhe vullnetin politik në këtë dialog të lehtësuar nga BE, sepse është e pa imagjinuar që BE të pranojë shtete të reja anëtare që nuk e njohin njëri-tjetrin”.

Read Previous

Sot, 90 vjet nga vdekja e atdhetarit të shquar Mihal Grameno

Read Next

Filmi“Në kërkim të Venerës” shfaqet sot në Rotterdam