Milan dhe Roma janë shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për transferimin e Tammy Abraham.
Të dy klubet po negociojnë për një shumë rreth 10 milionë euro plus kartonin e Saelemaekers.
Po finalizohen detajet e fundit lidhur me përfitimet e mundshme për lojtarin dhe kushtet e transferimit. Roma duket e gatshme të pranojë ofertën, pasi kuqezinjtë tashmë kanë arritur një marrëveshje personale me Abraham për kushtet e kontratës, duke siguruar që të gjitha palët të jenë të kënaqura me marrëveshjen e propozuar.