Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga dukuritë më të përhapura në vendin tonë. Viktimë e kësaj dhune janë gratë që sulmohen nga burrat e tyre e fëmijët që sulmohen nga prindërit e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Gjakovë ku është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan dhe djalin.
Policia ka njoftuar si dyshuari kishte sulmuar fizikisht djalin dhe gruan e tij.
Viktimat, siç njofton Policia, kanë pranuar tretman mjekësor. /GazetaSinjali/