Rrahje brutale në “Albi Mall”, bëhet për spital një person (video)

Një rrahje brutale ka ndodhur në një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend.


Një diskutim i ashpër mes sigurimit dhe një personi në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë ka shpërthyer në grushte.

Sipas pamjeve të publikuara shihet se si sigurimi rreh me grushte e shkelma personin në fjalë.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka pyetur në Polici të Kosovës për këtë rast, nëse ndonjë person është arrestuar apo nëse ka të lënduar, por deri në publikimin e shkrimit nuk kemi marrë përgjigje.

Read Previous

Lirohen nga akuzat Pal Lekaj dhe të tjerët të akuzuar për gazin lotsjellës në Kuvend

Read Next

Nesër do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme për prezantimin e programit të Qeverisë