Rrahjet mes nxënësve po llogariten si një dukuri e shpeshtuar të cilat shumë herë përfundojnë dhe me lëndime trupore. Një rast i tillë ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës, raporton TV Syri.
Rreth orës 14:00, disa nxënës të shkollave të ndryshme janë rrahur mes vete në afërsi të stadiumit të qytetit në Gjakovë, ka raportuar Policia e Kosovës për TV Syrin
Policia e rajonit të Gjakovës, ka njoftuar se si pasojë e kësaj rrahje, një nxënës është lënduar dhe i njejti është dërguar në QKMF, ndërkaq janë identifikuar tre të dyshuar dhe janë duke u bërë përpjeket për kapjen e tyre.
Motivi i kësaj rrahje ende nuk dihet, përderisa Policia po vazhdon me hetimet e këtij rasti.