Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit. Një rast është raportuar në Prishtinë ndërsa rasti tjetër është raportuar në Gjakovë.
Në Prishtinë, një burrë është ankuar në Polici se gruaja e tij e kishte sulmuar fizikisht djalin e tyre.
Sipas Policisë, djali ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt
Ndërsa, në Gjakovë janë arrestuar tri gra pasi të njëjtat janë rrahur mes vete dhe kanë sulmuar një grua tjetër.
Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
/Kallxo.com/