Rrahmani: Ajo që duhet të përmirësojmë është vendosja dhe mënyra se si e ushtrojmë presionin

Amir Rrahmani ishte me këmbë në tokë për fitoren 2-1 të Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve.

Kapiteni i Dardanëve deklaroi se ka ende vend për përmirësime, pasi ndaj islandezëve kishin probleme me pozicionim dhe me të bërit presion.

“Ka shumë lojtarë që vijnë dhe shkojnë, por kushdo që vjen (te Kosova) duhet ta gjejë balancën dhe të shkojmë te fitorja”, deklaroi fillimisht Amiri.

“Ne kemi shumë kualitet, por që gjëja që duhet është të përmirësojmë vendosjen dhe si të bëjmë presion”.

“Golin e pësuam sepse nuk ishim të vendosur mirë dhe kemi lënë shumë hapësira, andaj deri të goli i parë patëm probleme te vendosja në fushë”, përfundoi Rrahmani.

Të dielën (23 mars), Kosova zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Islandës, e vlefshme për kalimin në Ligën B. /Telegrafi/

Read Previous

​Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla do të nënshkruhet “shumë shpejt”

Read Next

Ministri Maqedonci: Kosova do të ketë një rol më të madh në “Defender Europe 2025”