Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve paralajmëron se do të ketë linja të udhëtimit në të gjithë Kosovën. Kryetari i kësaj shoqate në Gjakovë, Kadri Rrahmani ka thënë për telvizionin Syri se sot jemi takuar me zyrtarët e institucioneve shtetërore dhe jemi dakorduar që të fillojmë aktivitetin tonë, pra nuk do të ketë grevë.
Nesër përfaqësues të Shoqatës do të nënshkruajnë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, me ç’rast kjo e fundit do të ofroj ndihmën financiare dhe të mbulojë humbjet që kanë pësuar të gjithë operatorët e transportit të udhëtarëve si pasojë e pandemisë.
Linjat vazhdojnë të jenë me orare të njëjta si në gjithë vendin edhe në komunën e Gjakovës, ka thënë mes tjerash Rrahmani për Tv Syrin.