Fshati Zylfaj i komunës së Gjakovës tash e shumë vite është braktisur nga banorët të cilët jetonin në këtë fshat të bukur. Gjurmët që atje dikur ishte një fshat i banuar ishin kudo, shtëpi të cilat tani kishin mbetur veqse mure të zhveshura dhe asgjë më tepër.
Ekipi i televizionit Syri ishte në këtë fshat ku edhe takuam një banorë që para shumë vitesh e kishte braktisur fshatin dhe sot ishte aty, sepse po mendonte një ditë të kthehej me një investim. Përkundër dëshirës së tij, ai konsideron se kthimi është i vështirë sidomos për shkak të infrastrukturës dhe mungesës së energjisë elektrike
Dashuria për fshatin ku është rritur për këtë banor është shumë e madhe, kohët e kaluara i kthen në vëmendje shpesh duke i kujtuar si momentet më të bukura të jetës.
Bukuritë natyrore të këtij fshati mund të shfrytëzohen si nga banorët ashtu edhe nga të tjerët sidomos gjatë ditëve të vikendit. Mirëpo shpresën për jetë atje mund ta rikthejnë vetëm investimet të cilat janë të domosdoshme, tha mes tjerash banori që takuam sot aty.