Që nga shkurti i vitit të kaluar, kur filloi testimi i qytetarëve për COVID-19, e deri më tash, janë testuar 456 mijë e 664 persona të cilët kishin simptoma të infeksionit ose ishin raste kontakti me të infektuarit.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga numri i përgjithshëm i mostrave të testuara, 93 mijë e 341 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Nga të gjithë të infektuarit, 1 mijë e 948 kanë ndërruar jetë, ndërsa 79 mijë e 490 të tjerë janë shëruara nga ky virus.
Momentalisht, në Kosovë janë 13 mijë e 903 raste aktive me COVID-19.
Derisa vaksinimi i stafit mjekësor ka filluar javën e kaluar, nga sot do të fillojë imunizimi i personave mbi moshën 85 vjeç.