Rreth 300 familje në rrugën “Tirana” tash e tri ditë pa energji elektrike

Ka tre ditë që në rrugën “Tirana” në qytetin e Gjakovës banesat mbrapa stadiumit të qytetit nuk kanë energji elektrike. Përveq kësaj pjesët që u afektuan nga kjo ndërprerje e energjisë ishin edhe salla e sporteve “Shani Nushi” si dhe banesat afër sallës sportive, por që këtu energjia elektrike u rikthye ditën e djeshme. Ekipet e Keds-it janë duke punuar që energjinë ta kthejnë edhe për pjesën e banesave afër stadiumit të qytetit, ku ka rreth 300 konsumatorë. Përmes postës elektronike përfaqësues të Kedsit kanë theënë për televizionin Syri se prishja ka qenë e madhe dhe janë detyruar që të punojnë 24 orë  në 5 vende të ndryshme, me kabllot nëntoksore. Kushtet jo të mira atmosferike e kanë vështirësuar punën në teren të ekipeve ka thënë drejtori i distriktit të Kedsi-it në Gjakovë Kreshnik Sokoli, i cili gjithashtu ka treguar edhe arsyen e kësaj ndërprerje në shkresën e tij.

Shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje me rënien e temperaturave po shkakton dëme të mëdha në rrjetin elekrik. Kjo pasi mbingarkesat po dëmtojnë jo vetëm kabllot nëntoksore por edhe stabilimentet e tjera energjetike.

KEDS ka rikthyer furnizimin për pjesën më të madhe të konsumatorëve të cilët u afektuan me ndërprerje të energjisë elektrike derisa ekipet janë duke bërë përpjekje për të energjizuar edhe pjesën tjetër që ka mbetur pa energji  ku janë rreth 300 konsumatorë, përkundër kushteve të rënda atmosferike, dhe shiut që po vazhdon të bjerë pa ndërprerje.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët që u afektuan nga kjo ndërprerje.

Rikthimi i energjisë elektike në këtë pjesë ose ndryshe për 300 konsumatorët pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, por që zyrtatrë nga KEDS nuk mund ta thonë me siguri këtë për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Read Previous

Dy raste të reja pozitive me COVID-19

Read Next

​OBSH: Personat që kanë vuajtur nga Covid-19, mund të infektohen me Omicron