Mariupol ka qënë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse që rrethimi i qytetit më 2 mars. Qyteti ukrainas sipas rusëve, tashmë është plotësisht nën kontrollin e forcave ushtarake ruse, edhe pse disa trupa ukrainase vazhdojnë të qëndrojnë në fabrikën e çelikut Azovstal.
Por Kievi ka mohuar diçka të tillë. Qyteti Mariupol, qendra ekonomike dhe porti industrial më i madh në Detin “Azov” do të ishte ekonomikisht jetik për çdo territor të aneksuar dhe në çdo rast ishte një rrugë kryesore e furnizimit të Rajonit “Rostov” me Ukrainën jugore.
Rusët caktuan një forcë të konsiderueshme ushtarake për të marrë qytetin, megjithëse përbërja e tyre tregon se nuk ishte objektivi kryesor i Rusisë.
Që nga fillimi i pushtimit kanë vazhduar përpjekjet për evakuimin e civilëve por përpjekjet në të shumtën e rasteve kanë dështuar. Megjithatë 474 civilë, përfshirë 69 fëmijë, janë evakuuar nga Mariupol në 24 orët e fundit.
Civilët u dërguan në Bezymenne, në rrethin Novoazovsk. Ndërkohë rreth 23,461 civilë janë evakuuar nga Mariupol në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut që nga 5 marsi.
/abcnews.al