Rrethrrotullimi në drejtim të Prizrenit i dëmtuar për shkak të aksidenteve

Kjo është gjendja e rrethrrotullimit në rrugën ‘’Gaspër Karaqi” në Gjakovë, konkretisht në drejtim të rrugës për Prizeren. Këto dëmtime janë bërë si pasojë e vetaksidenteve të shumta që ndodhin në këtë pjesë, e kjo shihet qartë edhe nga gjurmët e gomave të makinave që kanë kaluar në brendësi të rrethrrotullimit. Ndërkohë nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë përmes një komunikatë për Televizionin Syri bëhet e ditur se në vendin e lartëcekur ka pothuajse çdo ditë vetaksidente rrugore me dëme dhe me lendime trupore. Të njejtit kanë shprehur shqetësimet se mund të ketë edhe aksidentet rrugore që mund të përfundojnë me fatalitet. Gjithashtu nga kjo njësi thuhet se drejtuesit e mjeteve në komunikacion nuk e respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës përshkak të mungeses së ndriçimit në atë pjesë të rrethrrotullimit duke u përplasur, me ç’rast rrezikohet jeta e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Komunikata tutje citon se Policia e Kosovës  është e vetëdijshme se faktori njeri është element kyç në sigurinë rrugore. Sipas tyre është nevojë urgjente për ndriçim publik afër dhe para rrethrrotullimit, në të dy drejtimet e rrugës dhe poashtu reflektor barriere në rrethrrotullim. Për këtë janë dërguar edhe shkresa në drejtim të Ministrisë së Infrastrukures që të mirren masa preventive sa më shpejtë që të eliminohen aksidentet të cilat mund edhe të rezultojnë me fatalitet. Përderisa të ndërmirret diçka në këtë drejtim Policia e Kosovës çdo ditë mbajnë pika kontrolli duke ju shqiptuar masa ndëshkuese atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

Read Previous

Premiera e filmit Doctor Strange Multiverse of Madness shfaqet me 4 maj në Kino “Hyrije Hana”

Read Next

Është bërë furnizimi me insulina në QKMF në Gjakovë