Është bërë 1 vit qëkur e gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19. Rreziku vazhdon të jetë i madh pasi numri i të infektuarve është rritur dukshëm. Pulmologu Xhafer Xhiha ka bërë të ditur se trajtimi është mjaft i komplikuar. Pos mushkërive ky virus ngacmon cdo organ dhe ata pacient që nuk lajmërohen në fillet e para të infeksionit mund të pësojnë fatalitet.
Njëherit edhe infektulogu Dr. Afrim Sylejmani tregoi se në spitalin e Gjakovës kemi hospitalizuar raste të reja. Corona Virusi është një virus që ka një rrugë të gjatë në trupat e pacientëve.
Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë për momentin janë duke u trajtur edhe pacientë nga Shqipëria por që gjendja e të gjithë pacientëve po del të jetë më e komplikuar për shkak të vonesës së trajtimit ka pohuar Sylejmani.