Ndërsa Kisha Katolike përgatitet për konklavin e saj të parë papnor në 12 vjet, pas vdekjes së Papa Franceskut, shumë persona kanë tërhequr vëmendjen e tyre tek filmi i suksesshëm Conclave.
Thrileri i vitit 2024, me aktorin Ralph Fiennes në rolin kryesor, tregon mbledhjen e Kardinalëve të Kishës Katolike më të rëndësishëm në botë, të cilët mblidhen në Vatikan për të zgjedhur Papën e ri.
Ky skenar do të realizohet në jetën reale gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme, pas vdekjes së Papa Franceskut në moshën 88 vjeçare.
Pas lajmit për vdekjen e Papës, shumë fansa u drejtuan në platformat e ndryshme të transmetimit për të parë Conclave, sipas Variety.
Filmi – i cili fitoi tetë nominime për Çmimet Oscar, përfshirë atë për Filmin më të Mirë – shënoi një rritje të madhe në shikueshmëri, duke u rritur me një përqindje të jashtëzakonshme prej 283%.
Conclave kishte regjistruar afërsisht 1.8 milion minuta shikimi më 20 prill – ditën para shpalljes së vdekjes së Papës – që u rrit në 6.9 milionë ditën tjetër.
Filmi aktualisht mund të shihet falas në shërbimin e transmetimit Amazon Prime Video, megjithatë është gjithashtu i disponueshëm në disa shërbime të tjera të videove në kërkesë (PVOD). /Telegrafi/