Rrufeja shkatërron pemën në oborr të shkollës (VIDEO)

Një kamerë sigurie e një shkolle të mesme në Wisconsin kapi momentin kur një goditje rrufeje shkatërroi një pemë mu jashtë ndërtesës.

Jennifer Johnson, drejtoreshë në Shkollën e Mesme Wautoma, tha se studentët dhe stafi u tronditën nga ngjarja; megjithatë pasi kuptuan atë që sapo ndodhi, u magjepsën nga incidenti i rrallë që ndodhi vetëm pak metra larg tyre.

Videoja e regjistruar nga kamera e sigurisë së shkollës tregon momentin kur pema u ndriçua nga rrufeja para se të binte copë-copë në tokë.

Johnson deklaroi se askush nuk u lëndua dhe se nuk kishe dëmtime në pronë përveç pemës së shkatërruar.

Read Previous

Zbulohen dy grupe të hajnave në Prizren, ka të arrestuar

Read Next

India aprovon vaksinën ruse Sputnik V