Është rruga “Tahir Zajmi” në afërsi të stacionit të autobusëve, në komunën e Gjakovës. Banorët në këtë lagje thonë që disa herë i janë drejtuar komunës për asfaltimin e kësaj rruge, duke u shprehur se kanë marrë edhe premtime të shumta, por deri tani nuk është bërë asnjë zgjidhje në këtë drejtim dhe rruga është në këtë gjendje.
Televizioni Syri kërkoi përgjigje nga komuna e Gjakovës për këtë problematikë. Ne morëm përgjigje përmes postës elektronike nga ana e kryetarit Ardian Gjini, në të cilën citohet:
Kërkesa e banorëve të rrugës “Tahir Zajmi” është shumë e drejtë, jam shumë i informuar për hallin e këtyre bashkëqytetarëve tanë. Projekti për ndërtimin-asfaltimin e kësaj rruge është pjesë e buxhetit 2022-2023. Pra, kjo rrugë do të ndërtohet-asfaltohet sipas planit rregullues.
Bazuar në këtë përgjigje, banorëve të rrugës ‘Tahir Zajmi” ju mbetet që edhe për disa kohë ta kenë rrugën në gjendjen e njejtë, me plot grupa dhe pa ndriçim publik.