Rusia i kërkon SHBA-së ta ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për dërgimin e armëve në Ukrainë, sipas një deklaratë të ambasadorit rus në Uashington, shkruan The Guardian.

“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të dërgonin armë në Ukrainë dhe ne kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike,” tha Anatoly Antonov.

Antonov tha i kishte dërguar një notë zyrtare diplomatike Uashingtonit duke i shprehur  shqetësimet e Rusisë pas vizitës së sekretarit të shtetit të SHBA-së Antony Blinken në Kiev.

/abcnews.al

Read Previous

Borrell: Nuk ka marrëveshje për embargon e naftës dhe gazit rus

Read Next

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë