Rusia ka nisur në orët e hershme të ditës së enjte ofensivën ndaj Ukrainës
17:23 – G7: Putini e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë
Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7-ës kanë thënë se presidenti rusm Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”.
“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, thanë udhëheqësit përmes kësaj deklarate.
17:12 – Ukraina zë peng ushtarë rusë
Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës po vazhdon të prezantojë punën “që po e bën në terren” në luftë me Rusinë, e cila ka nisur sot.
Në faqen zyrtare në Facebook, kjo ministri ka treguar disa ushtarë rusë të zënë peng, pastaj një tank të sekuestruar dhe ushqime e veshmbathje të ushtarëve.
17:11- Përfundon takimi i G7-ës për Ukrainën, shumë shpejt priten qëndrime
Takimi i liderëve të G7-ës ka përfunduar pas vetëm më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Pjesëmarrësit e takimit, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin: presidenti i SHBA Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë, Mario Draghi, kryeministrja e Japonisë, Kishida Fumio, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shumë shpejtë pritet që nga ky takim të dilet me konkluzione lidhur me situatën në Ukrainë./koha.net/