Sa gjoba trafiku shqiptoi policia për 24 orë?

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2602 gjoba në trafik për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 25 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 37 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar 16 persona, ndërkaq 9 janë dërguar në mbajtje e 3 në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Ambasadori i Kosovës në SHBA takohet me Richard Grenell

Read Next

Trump krijon task-force për Kupën e Botës 2026