Sa gjoba u shqiptuan në trafik në 24 orët e fundit?

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2198 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Fatmirësisht gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet, derisa kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 29 persona, 21 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, derisa 21 persona janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Propozimi për rritje të çmimit të rrymës prej 15%, ZRrE ofron mundësi për komente dhe sugjerime

Read Next

Kosova sot mban stërvitjen e parë para ndeshjes me Islandën